Punëtorët e “Trafikut Urban” refuzojnë drejtorin e zgjedhur me konkurs

Prishtinë | 19 Pri 2017 | 09:49 | Nga

Punëtorë të kompanisë “Trafiku Urban”, të martën ia kanë bllokuar hyrjen Nexhmedin Ukës, i zgjedhur drejtor ekzekutiv nëpërmjet konkursit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo ka bërë që për një orë të ndalohej edhe qarkullimi i linjave të autobusëve të “Trafikut Urban”, nëpër qytet.

Sindikata e punëtorëve të Ndërmarrjes i ka dalë në krah të drejtorit të deritashëm, Halil Mustafa, i cili po ashtu e ka edhe përkrahjen e qeverisë komunale.

Mustafa është shkarkuar nga ky post, disa muaj më parë, nga Bordi. Por, këtë vendim nuk e ka njohur asnjëherë qeveria komunale, ashtu siç nuk i ka njohur as Bordin, dhe as Komisionin e aksionarëve, i cili e ka zgjedhur këtë Bord.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme