Ministria e Drejtësisë është duke zhvilluar punëtorinë dy ditore për hartimin e Projektligji për Kontrollin e Integritetit të Pozitave të caktuara në Sistemin e Drejtësisë, bazuar në kërkesën e Komisionit Ad hoc të Kuvendit për Vetingun.
Projektligji i cili derivon nga Amendamentet Kushtetuese dhe hartohet në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias, ka për qëllim të përcaktojë rregullat, kriteret dhe procedurat për kontrollin e integritetit të subjekteve të kontrollit – nivelet e larta në sistemin e drejtësisë.
Tutje sipas draft ligjit, Autoriteti për Kontrollin e Integritetit do të jetë mekanizmi kompetent për realizmin e këtij procesi, i cili do të bëhet me qëllim të krijimit të një sistemi të drejtësisë të pavarur, paanshëm dhe me integritet.
Sipas kërkesës së Komisionit Ad hoc për këtë proces, drafti i finalizuar i Projektligjit, do t’i dorëzohet Komisionit si autoritet kompetent për finalizimin e mëtejmë dhe procedim tutje.
Pjesë e kësaj punëtorie janë përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, shoqëria civile, partnerët strategjik ndërkombëtar dhe ekspertë të pavarur.