Punimet në “Fehmi Agani” kryhen më shpejt sesa ishte planifikuar

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 14:57 | Nga

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se punët në rrugën “Fehmi Agani” pritet të kryhen më shpejt sesa që ishte planifikuar.

Sipas tij, kanalizimi ka qenë problem i vjetër i banorëve të kësaj pjese.

Kryetari Ahmeti, bashkë me drejtorin për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, Gëzim Mehmetin, vizituan sot punishten në këtë rrugë.

“Banorët dhe bizneset e kësaj rruge ka kohë që kanë probleme me kanalizimin, problem ky që tani po zgjidhet. Po bëhet rregullimi edhe i kanalizimit fekal, edhe i atij atmosferik, e po ashtu edhe i sistemit të ujësjellësit”, thuhet në një njoftim të Komunës.

“Punimet është paraparë që të zgjasin 60 ditë, por duke e parë dinamikën e punës, mund të përfundojnë edhe më herët. Tashmë janë kryer më shumë punë, seç është planifikuar për këtë periudhë dyjavore”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme