Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi, dhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri kanë vizituar ndërtimin e platosë në Mirushë, raporton Ekonomia Online.
Ministri Kuçi ka thënë se ky projekt është me rëndësi të mëdha për qytetarët e Gjilanit.
“Pra sot në kuadër të vizitës, jemi vizitë në zbatimin e një projekti që është me rëndësi për qytetarët e Gjilanit, projekti i Mirushës ku kemi një marrëveshje mirëkuptimi për bashkëfinancim të këtij projekti dhe po shohim vijimin e këtij projekti ku jemi dakorduar në të ardhmen me vazhduar ky projekt edhe në pjesën jugore”, ka thënë Kuçi.
“Ende s’ka kaluar rishikimi i buxhetit dhe po presim pastaj me i transferua mjetet te operatori për tu zhvilluar punimet me sukses”.
Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka theksuar se ky është projekti më kapital në Gjilan.
“Është projekti më kapital, sepse është në interes të qytetarëve sepse kjo ka lehtësuar jetën e zonës së qytetit. Këtu po ndërtohet çarshia e re. Ministri Kuçi sot i ka dhenë zgjedhjen finale dhe kjo na bënë neve të lumtur”, ka shtuar Haziri.