Punimet në rrjet, KEDS tregon në cilat zona do të ketë ndërprerje të rrymës

Prishtinë | 24 Jan 2022 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

KEDS-i ka bërë të ditur se më 26 janar do të ketë ndërprerje të rrymës në disa zona të Komunës së Prishtinës.

Sipas njoftimit, ndërprerja e rrymës do të bëhet për shkak të punimeve në rrjet.

Njoftimi i plotë:

26.01.2022

Punime nga palët e treta

Prishtinë

1.

Nga TS 110/10kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

Dalja 10/04 kV TS Ll. Sello 3 (kodi: 19000035121) prej orës 10:00 deri në ora 13:00

Vendet: shtëpitë në afërsi të udhëkryqit Llapnasellë deri te posta.

Arsyeja: Ndërrimi i ndërprerësit AS, sipas pëlqimit elektro-energjetik.

Të ngjashme