Punonjësit e turnit të tretë po vendosin në rrezik shëndetin e tyre nga orët e pafavorshme të punës paralajmëron një studim i fundit nga ekipi i Universiteti të Surrey dhe Northwestern, Çikago.
Studiuesit deklarojnë se punëdhënësit duhet tju ofrojnë stafit të këtij orarit një orar më të kufizuar që në këtë mënyrë të shmangin lodhjen dhe stresin psikologjikë.
Kjo deklaratë bëhet dhe më e rëndësishme kur bashkëngjitën dhe të dhënat e studimit.
Nga vëzhgimi i bërë i 433 mijë personave për 7 vite, përgjatë kësaj kohe humbën jetën rreth 10.535 persona ose e shprehur ndryshe 20% të të anketuarve gjithashtu vdekjet ishin 10% më të larta tek personat që punonin natën në krahasim me ata të paradites.
Shkencëtarët sqarojnë se mungesa e gjumit dhe qëndrimi në orët e vona rrit riskun për sëmundjet e zemrës çrregullime të shëndetit mendor dhe diabetit.
“Kjo është një çështje tepër e rëndësishme për shëndetin e punonjëseve dhe nuk mund të shpërfillet.
Punëdhënësit duhet të marrin patjetër masa për të mbrojtur shëndetin e punonjëseve të tyre”, deklaroi Malcolm von Schantz, profesor i kronobiologjisë në Universitetin e Surrey.