Asociacioni i gazetarëve, njofton se me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës, ashtu si herëve të tjera gazetarëve e punëtorëve tjerë medialë u lejohet qarkullimi lirshëm.
“Bazuar në udhëzimet e reja të publikuara nga Qeveria e Kosovës, të cilat hyjnë në fuqi nesër (13 nëntor), gazetarëve dhe të gjithë punëtorëve të tjerë medialë iu lejohet lëvizja sikurse herëve të tjera”.
“Të gjithë punonjësit medialë kanë të drejtë qarkullimi gjatë 24 orëve në funksion të përmbushjes së detyrave të tyre”.
“Gazetarët, kameramanët, fotoreporterët dhe punonjësit tjerë medialë duhet që gjatë gjithë kohës të mbajnë me vete I.D. e tyre të punës, të cilat dëshmojnë angazhimin e tyre profesional”, njofton AGK-ja.