Një shtetase e Kosovës me inicialet R.K 69 vjeç, është mbytur në plazhin e Shëngjinit dje pasdite, rreth orës 18:30.
69-vjeçarja ka qenë në jetë kur është nxjerrë nga uji, dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku edhe ka ndërruar jetë, transmeton Shqiptarja.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore në trupin e 69-vjeçares nuk ka shenja dhune dhe dyshohet se mund të jetë mbytur në det.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
R.K kishte ardhur për të kaluar pushimet verore në Shëngjin.