Njoftimi nga presidenti amerikan, Donald Trump për tërheqjen e trupave amerikane të Sirisë është i drejtë, deklaroi sot homologu i tij rus, Vladimir Putin gjatë konferencës së tij të përvitshme për shtypin, që u ndoq nga 1 700 gazetarë.
”Fakti që SHBA-ja vendosi të tërheqë trupat e saj është i drejtë”, pohoi ai.
”Sidoqoftë, Moska nuk po i sheh ende shenjat e kësaj tërheqjeje”, shtoi presidenti rus.