Putin e uron Trump-in, shprehet i hapur për dialog me administratën e re lidhur me Ukrainën

| 20 Jan 2025 | 15:42 | Nga

Presidenti rus Vladimir Putin e uroi Presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, për marrjen e detyrës disa orë para inagurimit të Trumpit në Washington.

Putin tha se ishte i hapur për dialog me administratën e re amerikane lidhur me Ukrainën dhe armët bërthamore.

Putin, i cili tha se dëshironte të sigurojë paqe afatgjatë në Ukrainë në vend të një armëpushimi të shkurtër, e bëri këtë koment gjatë një takimi të Këshillit të Sigurisë të Rusisë./Reuters/

Të ngjashme