Gjatë bisedës telefonike me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, kryetari rus ka thënë se Rusia me vëmendje po përcjell çfarë po ndodh në Serbi dhe në Kosovë.
Putin ka shtuar, siç përcjell “kurir” i Beogradit se Serbia mund të llogarisë në mbështetjen e çdo ndihme ruse dhe të çdo forme të saj, transmeton Koha.net.
Putin ka thënë se për Moskën, kur bëhet fjalë për Kosovën, vlen vetëm Rezoluta 1244.
Kryetari rus ka theksuar se “kush e sulmon Serbinë, sulmon Rusinë”.
Vuçiq dhe Putin kanë biseduar në telefon afër një orë.