Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin iu bashkua sot ushtrisë ruse teksa ata ndërmorën stërvitje në lindjen e largët të vendit, duke përfshirë trupa nga Kina dhe vende të tjera.
Stërvitja, e cila filloi të enjten e kaluar, synon të shfaqë lidhjet në rritje të mbrojtjes midis Rusisë dhe Kinës dhe gjithashtu të demonstrojë se Moska ka trupa dhe pajisje të mjaftueshme për stërvitjet masive edhe kur forcat e saj janë të angazhuara në luftime në Ukrainë.
“Stërvitja Vostok 2022 që do të zgjasë deri të mërkurën në shtatë poligone në lindjen e largët të Rusisë dhe Detin e Japonisë përfshin më shumë se 50 mijë trupa dhe mbi 5 mijë njësi armësh, duke përfshirë 140 avionë dhe 60 anije luftarake”, tha ministria ruse e mbrojtjes.
Në këtë stërvitje janë angazhuar trupa nga Kina, India, Laosi, Mongolia, Nikaragua dhe Siria, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Pekini ka dërguar më shumë se 2 mijë trupa së bashku me më shumë se 300 automjete ushtarake, 21 avionë luftarakë dhe tre anije luftarake për të marrë pjesë në stërvitje, sipas raporteve të lajmeve kineze.