Putin “nuk po ka shumë ushtarë”, planifikon të rekrutojë shtetas jemenas për të luftuar në Ukrainë

Prishtinë | 19 Sht 2026 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Ukraina po paralajmëron për planet e Rusisë për të rekrutuar më shumë luftëtarë të huaj, ndërsa lufta vijon.

Sipas shërbimit të inteligjencës së jashtme të Ukrainës, Rusia planifikon të rekrutojë të paktën 27 shtetas jemenas, shkruan skynews.

Sipas Kyiv Independent, kjo po bëhet e mundur përmes një dekreti të Vladimir Putinit, i cili lejon dhënien e shtetësisë dhe lejeve të qëndrimit në mënyrë të përkohshme.

Raportimet e para për rekrutimin e luftëtarëve jemenas nga Rusia u shfaqën në vitin 2024, ndërsa Koreja e Veriut mbetet kontribuuesi më i madh i trupave të huaja.

Pheniani kishte dërguar më herët rreth 12 mijë trupa për të ndihmuar presidentin rus, Vladimir Putinin në kundërofensivën e udhëhequr nga Rusia në Kursk, vitin e kaluar.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022.

Të ngjashme