Putin premton forcimin e ushtrisë ruse

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë në ‘’Ditën e Fitores’’ në Sheshin e Kuq të Moskës, që shteti rus do vazhdojë të forcojë ushtrinë.

Parada të enjten shënoi përvjetorin e 74’të të mposhtjes së nazistëve gjermanë. Parada përfshiu mbi 13 mijë shërbyes në ushtri dhe 130 pajisje ushtarake, që fillon prej tankseve ruse deri tek lëshuesit e raketave.

“Kemi bërë gjithçka që duhet që të sigurojmë aftësinë e lartë ushtarake të forcave tona të armatosura. Në të njejtën kohë, Rusia është e hapur për bashkpunim me gjithë ata që janë të gatshëm të i rezistojnë terrorizmit, neo’nazismit dhe ekstremizmit”, tha Putin në fjalimin e tij.

Shumë qytete tjera ruse gjithashtu mbanë parada për ditën më të rëndësishme josekulare të Rusisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme