Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e 80-vjetorit të çlirimit të Beogradit nga fashizmi, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në të cilin ka theksuar se është e rëndësishme që traditat e mira të miqësisë vëllazërore ende shërbejnë si bazë e besueshme për zhvillimin e partneritetit strategjik midis Rusisë dhe Serbisë, raporton Tanjug.
“Operacioni ofensiv i Beogradit, i cili u krye tetë dekada më parë nga forcat e Ushtrisë së Kuqe dhe çetat partizane jugosllave, është një faqe e lavdishme e historisë sonë të përbashkët. Mijëra ushtarë sovjetikë që vdiqën në luftën kundër nazizmit prehen në tokën serbe. Ne e vlerësojmë shumë respektin dhe qëndrimin e kujdesshëm me të cilin autoritetet dhe qytetarët e Serbisë i ruan kujtimet e tyre”, ka thënë Putini në mesazhin e urimit drejtuar Vuçiqit, njofton Shërbimi për Bashkëpunim me Media i Vuçiqit, citon Tanjugu.
Tutje bëhet e ditur se presidenti i Rusisë theksoi se për shekuj rusët dhe serbët kanë qëndruar krah për krah në luftën kundër armiqve të përbashkët dhe se së bashku kanë kapërcyer fatkeqësitë dhe sprovat.