Këshilltari për Politikë të Jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov tha se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të marrë pjesë në ceremoninë për përfundimin e një pjese te projektit “Rrjedha turke” që shkon nga deti.
Ushakov tha për gazetën “Izvestia” se ceremonia do të mbahet më 19 nëntor dhe se pritet prezenca e Putinit dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.
Tubacioni “Rrjedha turke” pritet që ta përcjellë gazin nga Rusia nëpërmjet Turqisë në Evropë.