Presidenti rus, Vladimir Putin, i tha udhëheqësit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, tha se mbrojtja ajrore ruse ishte e aktivizuar për të zmbrapsur një sulm të supozuar me dronë nga Ukraina, teksa avioni i kompanisë Azerbaijan Airlines, tentoi të ulej në qytetin rus të Groznit.
Megjithatë, Putin nuk tha nëse mbrojtja ajrore ruse ishte përgjegjëse për rrëzimin e avionit.
“Gjatë kësaj kohe, Grozni, qyteza e Mozdokut dhe Vlladiavkazit ishin duke u sulmuar nga dronët luftarakë ukrainas dhe mbrojtja ajrore ruse ishte duke i zmbrapsur këto sulme”, i tha Putini Aliyevit, sipas Kremlinit./REL/