Presidenti rus, Vladimir Putin ka mirëpritur në Moskë kryeministrin italian, Giuseppe Conte. Dy liderët pritet të zhvillojnë bisedime që do të kenë në fokus përpjekjet për të thelluar raportet ekonomike.
Teksa dy liderët po fillonin takimin e tyre në Kremlin, Conte tha se Rusia dhe Italia duhet të ruajnë “cilësinë dhe vëllimin e marrëdhënieve tona”.
Italia është partneri i gjashtë më i madh tregtar i Rusisë dhe ka pasur rritje të qëndrueshme gjatë dy vjetëve të fundit, i tha Putini kryeministrit italian.
“Vëllimi i marrëdhënieve tona ekonomike vazhdon të jetë i fortë. Pavarësisht kohërave të vështira, kontaktet tona politike vazhdojnë të jenë në nivel të lartë”, tha Putin.
Tregtia në mes të këtyre dy shteteve është goditur pas sanksioneve të BE-së, që ishin vendosur si kundërpërgjigje ndaj ankesimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska dhe mbështetjes që Rusia i jep separatisteve të armatosur në lindje të Ukrainës.
Conte e ka ftuar Putinin që në një të ardhme të afërt të vizitojë Italinë.