Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti thotë se është i gatshëm kurdoherë për të raportuar para deputetëve në Kuvendin e Kosovës rreth takimit në Bruksel me palën serbe.
“Çdo herë i gatshëm jam unë”, ishte përgjigja e Kurtit pas përfundimit të Samitit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional që u mbajt sot në Prizren.
Ndryshe, më 15 qershor në Bruksel u takuan për herë të parë kryeministri i Kosovës Kurti dhe presidenti i Serbisë Vuçiq. Tema më e përfolur e këtij takimi ishte Asociacioni, por mes palëve pati tensione të shumta.