Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, përmes një njoftimi për media ka paralajmëruar subjektet politike për pagesën e gjobave të papaguara të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, ka njoftuar subjektet politike që brenda 15 ditëve kalendarike duke filluar nga data 17 janar deri me 31 janar 2020, të paguajnë gjobat e shqiptuara nga PZAP-i ndaj tyre për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës të 06 tetorit 2019, në të kundërtën PZAP-i do të jetë i detyruar që të zbatoj ligjin e aplikueshëm, respektivisht do të shqipton dënime shtesë për secilin vendim veç e veç, si dhe do të zbatojë ligjin e aplikueshëm të procedurës përmbarimore nr. 04/L-139.
“Neni 120, paragrafi 2. të LZP-së, përcakton se dështimi për të paguar dënimin apo për t’ju bindur një urdhërese të PZAP-it brenda periudhës kohore të saktësuar ne vendimin e PZAP-it është një shkelje tjetër e këtij ligji që mund të sanksionohet me dënim shtesë nga PZAP-I”, thuhet në njoftim.
PZAP-i, në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës të 06 tetorit 2019, ka shqiptuar gjoba ndaj subjekteve politike dhe atë: Gjithsej gjoba- 360,000.00 euro; Gjoba të paguara- 84,900.00 euro; Gjoba të papaguara-275,100.00 euro.
Më poshtë mund t’i shihni partitë të cilat kanë paguar gjobat dhe ato që nuk kanë paguar.