Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, për dy fletëvotime.
Në vendimin e PZAP-së thuhet se i njëjti urdhron Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, që fletvotimin në vendvotimin 2704/02R ta shpallë të pavlefshëm, ndërsa kërkesën e LVV-së për ta shpallë të pavlefshën fletëvotimin në vendvotimin 2705B/01D, PZAP-ja e ka refuzuar.
Sot Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Supremes për numërimin e 392 pakove me vota nga diaspora.
Sipas VV-së, Gjykata Supreme duhet ë rikonfirmojë edhe njëherë këtë të drejtë dhe të urdhërojë numërimin e tyre pa humbur kohë.