Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha se s’ka pikë dyshimi që ky institucion po vepron në krejt vendin.
“Janë veprime që koordinohen me institucionet tona qendrore dhe ato lokale. Nga aspekti i sigurisë është e qetë dhe e sigurt falë punës së palodhshme të policisë por edhe institucioneve të tjera”.
Drejtori Qalaj deklaroi se në Kosovë me leje ka hyrë një numër i madh i personelit shëndetësori nga Serbia që prej kur ka filluar përhapja e Coronvirusit.
Mirëpo ai tha se asnjë individ nuk ka hyrë në Kosovë pa leje.
Qalaj deklaroi se situata në mbarë vendin, përfshirë edhe katër komunat veriore është e qetë dhe stabile. “Mund të them se në aspektin e sigurisë Kosova është shumë e qetë dhe e sigurt, kjo falë punës së palodhshme të policisë së Kosovës dhe të gjitha institucioneve shtetërore”, tha ai.
Ai u bëri thirrje bizneseve që të lirojnë punëtorët nga ora 16:00, në mënyrë që në ora 17:00 ata të kenë arritur në shtëpitë e tyre, derisa theksoi bashkëpunimin e mirë të Policisë me institucionet e tjera dhe qytetarët në menaxhimin e situatës.
LEXO EDHE: