Ekonomia Online
FUNDIT

Qalaj: Po jam propozuar për anëtar në KQZ

Qalaj: Po jam propozuar për anëtar në KQZ

Ish-deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj është propozuar për anëtar në Komisionin Qendror Zgjedhor nga radhët e kësaj partie. Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online vet Qalaj. “Po jam propozuar”, ka thënë shkurt Qalaj. Përveç Qalajt, edhe emri i Ilir Gashit është dërguar në presidencë për anëtar të PDK-së në KQZ. Sipas raportimeve, LDK e […]

Ish-deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj është propozuar për anëtar në Komisionin Qendror Zgjedhor nga radhët e kësaj partie.

Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online vet Qalaj.

“Po jam propozuar”, ka thënë shkurt Qalaj.

Përveç Qalajt, edhe emri i Ilir Gashit është dërguar në presidencë për anëtar të PDK-së në KQZ.

Sipas raportimeve, LDK e ka propozuar Sami Hamtin, kurse AAK Muharrem Nitajn.

Lëvizja Vetëvendosje besohet se do të vazhdoj me Alban Krasniqin dhe do të propozoj dy emra tjerë të rinj./Ekonomia Online

Të ngjashme