Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka raportuar për raportin vjetor të Policisë së Kosovës për vitin 2018, raporton Ekonomia Online.
Drejori Qalaj, tha se Policia në vitin 2018 është ka karakterizuar me zvogëlim të numrit të rasteve prej – 4.32 për qind.
“Të gjitha aktivitetet që janë zhvilluar në Policinë e Kosovës kanë pas objektiva që janë në përafrimin e parandalimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar etj. Gjatë vitit 2018 kemi pas një zvogëlim të numrit të rasteve prej -4.32 për qind”, tha Qalaj.
Sipas Qalajt, ka pasur një rritje të numrit të vrasjeve me 32 raste dhe rritje prej 18.51 për qind.
“Në kuadër të veprave të ndryshme penale kemi pas një rritje të numrit të vrasjeve prej 18.51 për qind ku kemi pasur 32 raste. Numrin e vjedhjeve kemi pas rritje ndërsa numri i vjedhjeve të rënda është zvogëluar. Gjatë 2018 kemi ndaluar 4231 persona 17 për qind më shumë se vitin e kaluar”, shtoi Qalaj, raporton Ekonomia Online.
Statistikat për aksidentet në komunikacion, sipas Qalajt, japin zvogëlim të numrit të aksidenteve në komunikacion.
“Në fushën e komunikacionit rrugorë numri i aksidenteve të trafikut ka shënuar një rënie. Është bërë një kulturë jo e mirë e vozitjes në Kosovë”, pohoi ai.
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, u interesua të merrte informata nda drejtori i Policisë, se ku ka shkuar procesi i hetimeve për dy rastet me zyrtarë policorë në Drenas dhe Suharekë.
“Duam të dimë dhe se si ka reflektuar Policia e Kosovës ndaj zyrtarit policor më Drenas dhe ndaj zyrtarit policor që thuhet se ka abuzuar me rastin e djalit të Shpend Maxhunit”, pyeti Selimi
Qalaj tha se rastet në Drenas dhe Suharekë, kanë dëmtuar imazhin e Policisë së Kosovës.
“Rastet në Drenas dhe Suharekë janë raste që kanë ndikuar dhe kanë dëmtuar imazhin e policinë e Kosovës rasti i parë është ende në hetim dhe kemi kërkuar të merren hapa më të shpejtë pasi që nuk po hetohet vetëm individi por edhe më gjerë”, u shpreh Qalaj, raporton EO.
Për rastin në Suharekë, Qalaj tha se zyrtari policor i akuzuar për vrasje në një kazino të kësaj komune edhe më parë kishte shkelur shumë masa disiplinore dhe për të po merrem hapat e nevojshëm
“Rasti në Suharekë ai polic kishte shkelur shumë masa disiplinore dhe jemi në hetim edhe për këtë rast dhe po merren masat e nevojshme”, pohoi ai.
Selimi ngriti shqetësimin e gradimeve në Policinë e Kosovës. Sipas tij, fushata për legalizimin e armëve nuk ka pasur një sqarim të mirë.
“Ku ka shkuar procesi i ristrukturimin do doja të dijë se ku ka shkuar ky proces dhe në cilën fazë jemi tash dhe dua të dijë për procesin e gradimeve pasi që policinë e Kosovës e ka përcjellë fenomeni prej ushtrues detyre të drejtorëve të ndryshëm. MPB ka nisur një fushatë të legalizimit të armëve por mendoj që kjo fushatë nuk ka pasur një sqarim jo mjaft të mirë dhe dua të dimë ku ka shkuar ky proces”, tha Selimi.
Qalaj u shpreh se procesi i ristrukturimit ka përfunduar dhe po shkon mirë, me ndikim pozitiv në Policinë e Kosovës.
“Procesi i ristrukturimit ka përfunduar si proces para një jave dhe ka qenë një proces shumë i mirë pasi janë bërë disa lëvizje që do kenë ndikim pozitiv në policinë e Kosovës. Në kuadër të strukturës demokratike kemi bërë edhe rritjen e njësive speciale e kemi dyfishuar atë”, tha Qalaj.
Qalaj, ka deklaruar se çështja kryesore që po e preokupon Policinë e Kosovës, është Ligji i pensionimit.
Sipas tij, në Policinë e Kosovës ka numër të madh të zyrtarëve në moshë si dhe pjesëtarë të cilët lëngojnë nga sëmundjet të ndryshme.
“Ligji i pensionit është njëra ndër çështjet kryesore të Policisë dhe që e mbështet organizimin operacional. Konsideroj kemi një numër të madh në moshë dhe lëngojnë nga sëmundje të ndryshme. Ne jemi të vetëdijshëm se ka një kosto buxhetore por mund të gjejmë mënyra për implementimin e këtij ligji”, ka thënë ai.
E për këtë, Qalaj theksoi se Policia e Kosovës duhet sa më shpejt të bie në duart e të rinjve, dhe pensionimi të filloj të bëhet gradualisht.
“Është e dobishme që gradualisht të bëhet pensionimi. Policia e Kosovës është mirë qe sa më herët të bijë në duart e njerëzve të rinj”, tha ai.