Tash “u binda” se Albini vërtetë do ta hapë urën, meqë Sveçla, Elberti edhe Durmishi paskan dalë me ba vlerësime te Ura e Ibrit në Mitrovicë!
Këta tre sherifat e ri në qytet, kësaj rradhe kanë për ta ndreçë punën! Përnime ama!
Kur ke këso ministra, s’ka shumë punë për armiq, jo.
Tashi, seriozisht për një situatë ndër më seriozet deri tash:
Qasja konfrontuese e Kurtit ndaj BE-së, SHBA-ve dhe vendeve perëndimore, po e shkatërron reputacionin e Kosovës në skenën ndërkombëtare.
Ata po përshkallëzojnë armiqësinë ndaj BE-së, SHBA-së dhe Perëndimit, duke izoluar vendin dhe kësisoji dorëzuar atë në pjatë të Serbisë!
Në fund të fundit, cila është alternativa e Kosovës për aleanca, nëse nuk është BE-ja dhe SHBA-të?
Mitrovica e përvujtuar si mos më keq, nuk i duhet edhe armiqësimi i qytetarëve të saj me bashkësinë ndërkombëtare, që po e nxitë me paramendim qeveria Kurti.
Narrativat antiperëndimore që po konstrukton dhe po i shet Kurti dhe sejmenët e tij, u sjellin përfitime vetëm Serbisë dhe Rusisë.
Ato ASSESI nuk shkojnë në llogari të sovranitetit, integritetit dhe dinjitetit shtetëror të Kosovës!
Nuk ka asgjë që Kosova ka nevojë t’a bëj e që nuk mund t’a realizojë bashkërisht me aleatët e saj perëndimorë, përfshirë këtu edhe hapjen e urës dhe rikthimin e banorëve në veri.
Është e rëndësishme që liderët politikë t’i japin përparësi diplomacisë, bashkëpunimit dhe bashkërendimit me aleatë në mënyrë që të ruajnë shtetin e qytetarëve të saj, Kosovën.