Qasja në dokumente e mosprania fizike në seancë, sfidë për gazetarët që raportojnë mbi procesin gjyqësor në Hagë

Prishtinë | 05 Qer 2024 | 11:07 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK), ka mbajtur të mërkurën diskutimin në temën “Roli i mediave në formimin e opinionit publik për gjykimet e krimeve të luftës”. Aty u tha se ka raportime të vëmendshme dhe jo ekskluzive nga gazetarët, ndërsa sfidë mbetet qasja në dokumentet publike, raporton Ekonomia Online.

Diskutimet u zhvilluan në raportimet mbi proceset gjyqësore për krimet e luftës në Kosovë, të cilat procedohen pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë. Sfidë u konsiderua vonesat me muaj në qasjen e dokumenteve.

Rina Mujku, gazetare nga televizioni “Klan Kosova”, tha se roli i gazetarit në këtë drejtim është shumë i rëndësishëm, dhe një rol të pazëvendësueshëm ka edhe prapavija e ngjarjeve që si rrjedhojë iu ndihmon edhe sot.

“Ka dy sfida, klasike dhe ajo moderne. Sfida klasike, gjykimet për krimet e luftës janë të ndjeshme dhe gjithmonë duhet të përpiqemi të kemi një balancë. Në Kosovë, qëndrojmë mjaft mirë, sepse ka raportimi objektive. Gazetari pavarësisht sa sfiduese të jetë e ka obligim të jetë objektiv sepse mund të jetë një pikë reference e një autori. Sfida moderne, ka të bëjë me rrjete sociale, një nga to është përcjellja online e seancës në Hagë. Gjykata Speciale nuk ka qenë aq sfiduese por ajo çka e shoh sfidë është mbyllja e seancës për media, kur nuk kemi mundur të raportojmë kemi informu publikun se seanca është e mbyllur dhe krijimi i një opinioni publik shpesh varet nga institucionet e jo gazetari”, tha Mujku.

Arbnora Luta nga televizioni “ATV”, tha se sfidë mbetet mos-prania fizike në seanca te Dhomat e Specializuara, pasi do tu mundësonte të jenë sa më afër palëve dhe të kenë qasje në dokumente publike.

“Mos qasja fizike në Gjykatën në Hagë dhe mos qasja në Gjykatën në Prishtinë mbetet sfidë. Ndërkohë, ne kemi pas mundësi te jemi fizikisht të pranishëm, mirëpo nuk na lejohet të jemi drejtpërdrejt, jemi pa telefon krejt çka mundemi me pas është një fletore dhe laps”, tha Luta.

Gazetari, Sylejman Sylejmani, nga portali “Infokus”, tha se seancat e mbyllura mbeten vështirësi për gazetarët.

“Edhe ato pjesë kur kanë qenë të hapura nuk është diskutuar për çështje përmbajtësore. Në rast se seanca është e mbyllur nuk dihet se për çka dëshmon dëshmitari, për këtë është rritur vlera e gazetarit, gazetarët janë të rëndësishëm në këtë aspekt sepse e prezantojnë më pas atë se çka ka ndodh. Publiku e ka të pamundur me e përcjell seancat në Dhomat e Specializuara, dhe kjo është vështirë për gazetarin. 60 për qind të seancave kanë qenë të mbyllura”, tha ai.

Xhorxhina Bami nga BIRN-i, tha se ka shumë pak informacione që iu ipen nga Dhomat e Specializuara.

“Kjo e komplikon monitorimin dhe mund të keqinterpretohet sepse kur zgjat seancat avokatët ka raste që edhe ankohen për atë se si është mbajt seanca sepse ka pas pretendime se si ka dalë në publik. Mund të kemi pas edhe çështje të përhumbjes në përkthim. Kemi pas disa komunikime nga Gjykata për emrat, vendin, në artikull mund të jetë përmendur si raport por është dashtë artikull. Problem tjetër, janë transkriptet duhet të presim ndoshta një muaj për qasje të dokumenteve, kjo e shton vështirësinë që kemi. Kjo mund të çojë edhe në keqinterpretim”, tha Bami.

Të ngjashme