Qasja në programet e BE-së, mundësi që duhet shfrytëzuar

Prishtinë | 19 Jan 2017 | 11:00 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Integrimit Evropian (MIE) ka mbajtur një takim të përbashkët me qëllim të informimit dhe promovimit të mundësive të përfitimit që do të ketë Kosova nga nënshkrimi i marrëveshjes për qasjen në programet e Bashkimit Evropian.

Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues të ministrive, komunave, sindikata të ndryshme të punëtorëve, përfaqësues të sektorit privat, etj.

Me këtë rast zëvendësministrja e Integrimit Evropian, Anila Statovci, tha se arritja e kësaj marrëveshjeje është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi që me nënshkrimin e saj Kosova do të përfitojë qasje në programe dhe projekte konkrete ku do të mund të aplikojnë sektori privat, sektori publik, shoqëria civile, institucionet akademike dhe qytetarët e Kosovës.

Ajo inkurajoi të gjithë të pranishmit që të aplikojnë në këto programe, të cilat do ofrojnë mundësi të mira për mirëqenien e qytetarëve të vendit.

Ndërsa, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Apostolova, tha se ky institucion do ta mbështesë Kosovën në vazhdimësi.

“Jam e gatshme të ju mbështes juve në këtë prioritet në programet e BE-së.”

Marrëveshja për qasjen e Kosovës në programet e BE-së, është marrëveshja e dytë kontraktua-le, e cila ishte arritur në nëntor të vitit të kaluar ndërmjet ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

Të ngjashme