Qe çka ka ndodhë deri tash me të gjitha qeveritë:
Rritja vjetore e
çmimeve të konsumit merret si bazë minimale për rritjen e pagave në sektorin
publik;
Rritja e pagave në sektorin publik i rrit
shpenzimet rrjedhëse në dëm të investimeve kapitale;
Rrjedhimisht, sektori privat dëmtohet dyfish:
taksat e tyre shfrytëzohen për pagesën e pagave të sektorit publik gjithnjë e
në rritje, si dhe gjithnjë e më pak taksa u kthehen në investime kapitale, si
rrugë, ujë, e energji.
Kësisoj, kemi ardhun deri aty ku paga mesatare në
sektorin publik është mbi 120 euro ma e lartë se në sektorin privat;
E ata që vazhdojnë me ra në varfëri janë
përfituesit e skemave sociale dhe punëtorët e sektorit privat.
Tash, mbetet me pa kjo Qeveri qysh ka me thy këtë rreth?