Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 4.413 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 529 raste pozitive.
Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Ku sipas IKShPK-së, që nga 13 marsi i vitit të kaluar kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive m COVID-19, janë 97 mijë e 996 persona që kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.
Aktualisht në vend janë 13 mijë e 944 raste aktive me COVID-19.