Qelizat solare perovskite testohen për performancë të botës reale – në laborator

Prishtinë | 07 Kor 2019 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Vetëm dhjetë vjet më parë, perovskitet metal-halide u zbuluan si materiale fotovoltaike. Sot, qelizat solare perovskite janë pothuajse po aq efikase sa qelizat më të mira konvencionale të silikonit dhe ka shumë shpresë se ato do të bëhen një alternativë shumë efikase dhe me kosto të ulët, pasi mund të prodhohen me metoda mjaft të thjeshta dhe të shpejta si shtypja.

Pengesa kryesore për komercializimin është stabiliteti i pajisjeve perovskite. Stabiliteti operacional zakonisht vlerësohet ose nga ndriçimi i vazhdueshëm në laborator, ose nga testimi në hapësira të jashtme, transmeton “Koha Ditore”.

Qasja e parë e ka disavantazhin e mosllogaritjes në variacionet e operimit të botës reale në rrezatim dhe temperaturë për shkak të ndryshimeve ditë-natë dhe atyre stinore. Këto janë veçanërisht të rëndësishme për qelizat solare perovskite për shkak të kohës së tyre të ngadalshme të reagimit.

Nga ana tjetër, testet në hapësira të jashtme kërkojnë që pajisjet të jenë të kapsuluara për t’i mbrojtur ato nga ekspozimi ndaj kushteve të ashpra të motit. Por kapsulimi kryesisht i trajton mekanizmat dështues parazitar që nuk janë domosdo të lidhur me vetë materialin perovskit.

Të ngjashme