Policia e Kosovës raporton për një tentim vrasje në Prishtinë në rrugën “Qemal Stafa”.
Sipas Policisë në orët e paditës të së shtunës një person është qëlluar me armë zjarri pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi.
“Viktima mashkull K-Shqiptar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi, është qëlluar me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë të cilët janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton Ekonomia Online.
Në vend-ngjarje kanë dal njësit përkatëse policore dhe nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar.