Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:05 të mëngjesit të sotëm në Korçë. I riu me iniciale R.M. kishte shkuar i plagosur në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas Policisë së Korçës, 27-vjeçari ka marrë plagë në këmbë dhe nuk ndodhet në rrezik për jetën. Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta, teksa grupi hetimor ka nisur hetimet. Ndërkohë, do të merret në pyetje edhe i plagosuri për të sqaruar rrethanat.