Qëlloi me armë në ajër nga vetura, arrestohet i dyshuari në Klinë

Prishtinë | 03 Sht 2026 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person në Klinë, për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës.

Në njoftim shtohet edhe se, policia ka sekuestruar një revole me një karikator.

Komunikata:

Arrestohet njё (1) person i dyshuar për veprën penale ‘mbajtja nё pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’

Pejë, 3 shtator 2026

Stacioni Policor në Klinë, me datën 28.08.2026, ёshtё njoftuar se nё Klinё, njё person nga automjeti kishte shtёnё me armё zjarri nё ajёr dhe ёshtё larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia menjёherё ka dalё nё vendin e ngjarjes, ku janё gjetur katёr (4) gёzhoja. Pas njё pune intenzive nga hetuesit e Stacionit Policor Klinё, sot me datёn 03.09.2026, ёshtё identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari pёr kёtё rast dhe nga i njëjti janё sekuestruar:

 njё (1) revole me gas

 një (1) karikator

Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, i dyshuari lirohet nё procedurё tё rregullt.

Të ngjashme