Qëlloi me plumb në kokë të riun shqiptar në Itali, vetëdorëzohet autori

Prishtinë | 03 Kor 2023 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Autori që qëlloi me plumb në kokë dhe qafë të riun shqiptar dhe një shtetas italian në Catania të Italisë, është vetëdorëzuar në polici.

27-vjeçari shqiptar ndodhet ende i shtruar në spital pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas autoriteteve italiane, i riu shqiptar është qëlluar me dy plumba, një në kokë dhe një në qafë. Ndërkohë që 43-vjeçari italian është hedhur nga kati i dytë i një pallati, për t’i shpëtuar të shtënave.

Të ngjashme