Qendra e aplikimit për viza në Prishtinë tani pranon aplikacionet për leje qëndrimi në Norvegji

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Norvegjisë në Kosovë ka njoftuar qytetarët të cilët duan të aplikojnë për leje qëndrimi në Norvegji, se VFS Global Qendra e Aplikimit për Viza në Prishtinë tani do të pranojë aplikacionet për leje qëndrimi në Norvegji.

Kjo ambasadë ka njoftuar lidhur me procedurën e aplikimit dhe dokumentet të cilat duhet dorëzuar.

“Nga data 2 Maj 2019, të gjithë aplikuesit nga Kosova dhe  Shqipëria që dëshirojnë të aplikojnë për leje qëndrimi në Norvegji duhet të dorëzojnë dokumentet e tyre në VFS Global Qendra e Aplikimit për Viza në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e kësaj ambasade.

Sipas njoftimit të ambasadës procedura e aplikimit për leje qëndrimi në Norvegji (bashkim familjar, studim ose punë) është si në vijim:

Apliko online:

Caktimi i terminit:

Dorëzimi I aplikacionit dhe dokumenteve të kërkuara:

  • Aplikuesit duhet të dorëzojnë aplikacionin e tyre dhe dokumentet e kërkuara tek VFS Global Qendra e Aplikimit për Viza në Prishtinë.
  • Rruga “Rrustem Statovci” no. 36, 10 000 Prishtina, (në rrugën kryesore përballë Parkut të Qytetit)
  •  Numrat Kontaktues: +383 38 412 712; 383 38 412 812

Terminet ekzistuese per Prill do të mbesin ashtu siç janë caktuar, por nga data 2 Maj 2019 e tutje nuk do të ketë mundësi të caktohen termine të reja përmes Portalit Online Norvegjez./Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme