Qendra e Karrierës në UBT dhe Banka për Biznes zhvilluan një sesion informues për studentë për programin e praktikës “BPB Juniors”

Prishtinë | 10 Nën 2022 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Qendra e Karrierës në UBT së bashku me Bankën për Biznes në Kosovë, kanë realizuar një sesion informues me studentët e UBT-së dhe me ata Alumni, për programin e praktikës “BPB Juniors”, i cili ka për qëllim trajnimin dhe përgatitjen profesionale të të rinjve në fusha të ndryshme të industrisë.

Në këtë sesion informues studentët u njoftuan më gjerësisht për programin e praktikës “BPB Juniors”, program ky i cili zhvillohet në BPB HR Academy në Prishtinë, një mjedis inovativ që ka për qëllim të mbështesë zhvillimin dhe aftësimin e pjesëmarrësve me hulumtimet, teoritë dhe praktikat më të fundit.

Ky program i praktikës është i nevojshëm dhe i rëndësishëm për studentët e UBT-së, të cilët dëshirojnë të aftësohen dhe profesionalizohen në fushën e ekonomisë, ndërmarrësisë dhe inovacionit.

Të ngjashme