Qendra e Regjistrimit të Automjeteve nuk është në kompetencën e Komunës së Drenasit

Prishtinë | 20 Kor 2017 | 11:42 | Nga

Pas ankesave të shumta nga ana e qytetarëve të Komunës së Drenasit se shërbimi ndaj qytetarëve nuk është duke u kryer konform kërkesave të tyre dhe ka shumë vonesa në kryerjen e shërbimeve, ndjejmë për obligim të ju njoftojmë se Qendra e Regjistrimit të Automjeteve nuk është ne kompetencën e Komunës së Drenasit, pasi që e njëjta është ne kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Komuna e Drenasit i benë apel Ministrisë së Punëve të Brendshme të marrin masa që shërbimi ndaj qytetarëve ne Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Drenas të kryhet ne afat të arsyeshëm, për arsye të shmangies së pritjeve të mëdha të qytetarëve kur dihet se fluksi më i madh është tani kur edhe mërgata është ne pushime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme