Thashethemet se për ndërtimin e qendrës së skive “Borea” ka interesim një sheik arab, i ka mohuar të dielën zyra e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, shkruan sot Koha Ditore. Sipas tij, procedura zyrtare për shprehje interesi ende nuk është shpallur.
“Nuk është e aspak e vërtetë. Nga ai investitor arab as që kemi pasur ndonjë interesim dhe as që kemi pasur takim më të për ‘Borenë’ apo për çështje të turizmit. E them me përgjegjësi të plotë që nuk ka asgjë në këtë që po thuhet”, ka bërë të ditur Durim Shermeti nga zyra e kryetarit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ai thotë se nuk mund t’ia ndalojë askujt për të pasur interesim për atë projekt, por, siç thotë Sheremeti, kjo ende nuk është publike dhe nuk ka ende zyrtare asgjë për shprehje të interesit.