Qendra e Thirrjeve rriti inkasimin e tatimeve për rreth 1 mln €

Prishtinë | 23 Nën 2016 | 13:58 | Nga

Këtë muaj Qendra e Thirrjeve në Administratën Tatimore të Kosovës ka shënuar 5 vjetorin e themelimit. Gjatë këtyre pesë viteve, Qendra e Thirrjeve ka kontaktuar dhe komunikuar me tatimpagues, gjithashtu ka krijuar dhe ka përdorë metoda të përshtatshme dhe me kosto efektive, për tatimpaguesit që e kanë kontaktuar Qendrën e Thirrjeve.

Detyra e kësaj qendre është të bisedohet me tatimpagues dhe të përcaktohen cilat veprime kërkohen për të zgjidhur çështjet e tatimeve të pashlyera, të përshpejtohen veprimet e tilla të ndërmarra, në mënyrë që tatimpaguesit të bëhen të rregullt, si dhe të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura tatimore.

ATK, vazhdimisht është duke zhvilluar aktivitete për të ngritur transparencën në shërbimet ndaj tatimpagueseve, të cilët do të kenë më të lehtë informimin dhe kryerjen e obligimeve në mënyrë vullnetare.

Qendra e Thirrjeve ka iniciuar thirrjet për tatimpaguesit, që nuk i kanë përmbushur obligimet e tyre tatimore, gjithashtu ka siguruar mundësinë për tatimpaguesit që të kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve, për të marr informata dhe asistence në një varg të gjerë të çështjeve tatimore.

QTH me aktivitetet e realizuara, ka dhënë kontribut të rëndësishëm në edukimin e tatimpaguesve që të përmbushin obligimet e tyre në mënyrë vullnetare, që të mos jenë objekt i ndëshkimeve, në uljen e mos deklaruesve dhe ndalim deklaruesve, në rregullimin e deklaratave dhe pagesave të paprocesuara, në informimin e tatimpaguesve për mundësinë e përfitimit nga falja e borxheve dhe në përgjithësi ka kontribuar në rritjen e të hyrave të Administratës Tatimore të Kosovës.

Aktivitetet e QTH janë shtuar nga viti në vit, gjithashtu rritje ka pasur edhe në rezultatet e të gjitha aktiviteteve. Nëse krahasojmë periudhën Janar-Tetor të vitit 2015 me periudhën e njëjtë të këtij viti, Qendra e Thirrjeve ka pasur rritje të rezultatit për secilin aktivitet që ka zhvilluar.

Numri i tatimpaguesve të kontaktuar është rritur për 10, 066 thirrje, vlera e pagesave si rezultat i thirrjeve është rritur për 845,950 euro, 258 deklarata dhe 138, 429.42 euro pagesa më shumë janë sistemuar dhe 2, 601 më shumë thirrje hyrëse janë pranuar nga tatimpaguesit se periudhën e njëjtë e vitit të kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme