13.8 milion euro të inkasuara nga Qendra e Thirrjeve

Prishtinë | 01 Nën 2018 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Qendra e Thirrjeve në Administratën Tatimore të Kosovës sot ka shënuar 7 vjetorin e themelimit. Gjatë gjithë kësaj periudhe, Qendra e Thirrjeve ka kontaktuar dhe komunikuar me tatimpagues, gjithashtu ka krijuar dhe ka përdorë metoda të përshtatshme dhe me kosto efektive, për tatimpaguesit që e kanë kontaktuar Qendrën e Thirrjeve.

Detyra e kësaj qendre është të bisedohet me tatimpagues dhe të përcaktohen cilat veprime kërkohen për të zgjidhur çështjet e tatimeve të pashlyera, të përshpejtohen veprimet e tilla të ndërmarra, në mënyrë që tatimpaguesit të bëhen të rregullt, si dhe të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura tatimore.

Aktivitetet e QTH janë shtuar nga viti në vit, gjithashtu rritje kanë pasur edhe në rezultatet e të gjitha aktiviteteve. Për 7 vite punë kjo qendër ka kontaktuar 256,291 tatimpagues, ku si rezultat i thirrjeve tefefonike të kësaj qendre me tatimpagues, nga fillimi i funksionimit e deri me tani janë inkasuar 13.8 milion euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme