Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Mediave i ka dërguar letër Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti përmes të cilës i kanë kërkuar që të ndërmerr vendimet e nevojshme për të transferuar buxhetin te RTK.
Ata i kanë kërkuar veprim të menjëhershëm dhe pa vonesa.
Letra e plotë:
I nderuar Kryeministër në detyrë, z. Albin Kurti,
Ne, organizatat nënshkruese, po ju shkruajmë për t’ju bërë thirrje që menjëherë të ndërmerrni vendimet dhe veprimet e nevojshme për të transferuar buxhetin e kërkuar për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), në mënyrë që punonjësit të mund të marrin pagat e tyre.
Sot, punonjësit e RTK-së protestuan për herë të dytë radhazi për shkak të vonesave në pagesën e pagave të tyre. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me ta. Aktualisht, RTK nuk ka bord funksional, mandati i drejtorit ka skaduar dhe situata është bërë kritike.
Ju bëjmë thirrje të veproni pa vonesë për të siguruar që punonjësit të marrin pagat e tyre, e cila është e drejta e tyre themelore. Një vendim i tillë gjithashtu do të tregonte përkushtimin e qeverisë për të adresuar shqetësimet e theksuara në Raportin e fundit të Komisionit Evropian për vendin, i cili theksoi mungesën e progresit në lirinë e mediave dhe përmendi posaçërisht çështjen e buxhetit të transmetuesit publik.
Me respekt,
Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Mediave
Federata Evropiane e Gazetarëve
Instituti Ndërkombëtar i Shtypit