Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) në konkursin e këtij viti, përkatësisht juria vlerësuese për projektet e metrazhit të gjatë artistik, debutant dhe koproduksion minor, e përbërë nga: Isa Qosja, Sevdije Kastrati, Bernd Buder, Zeynep Atakan, Artur Tahiraj, Dritan Huqi, Ramadan Musliu, pasi shqyrtuan projektet e paraqitura në konkurs, vendosën t’i mbështesin këto projekte:
Në kategorinë e filmit të metrazhit të gjatë – artistik janë mbështetur 3 projekte:
“Hana” me skenar nga Fadil Hysaj, regji nga Ujkan Hysaj dhe producent Kushtrim Koliqi.
“Mbylle Derën” me skenar dhe regji nga Parta Kelmendi dhe producent Mirsad Lushtaku.
“Kodra e Diellit” me skenar dhe regji nga Blerim Gjoci dhe producent Lumbardh Kukaj.
Në kategorinë e filmit të metrazhit të gjatë artistik – debutant është mbështetur projekti filmik:
“Familja” me skenar dhe regji nga Durim Kryeziu dhe producent Bardhyl Bejtullahu.
Ndërsa në kategorinë e metrazhit të gjatë artistik – Koproduksion Minor juria vendosi të mbështes 3 projekte:
“Nji prej nesh” me skenar dhe regji nga Ergys Meta dhe producent Agron Kryeziu.
“Bolero në vilën e pleqve”’ me skenar nga Lindita Jaupaj – Fejzaj dhe Spartak Pecani, regji nga Spartak Pecani, me producent Adrian Morina.
“Happiness” me skenar dhe regji nga Borjan Zafirovski dhe producente Vjosa Berisha.