Qendrat kolektive në Brezovicë që gjashtë ditë janë pa energji elektrike. Në errësirë janë rreth 200 njerëz, duke përfshirë mbi njëzet fëmijë. Energjia elektrike është ndaluar për shkak të borxheve të papaguara të dhjetë viteve më parë
Zëdhënësi i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim Uros Staletoviq ka thënë për Kontakt Plus se po punojë në zgjidhjen e kësaj çështjeje, por thekson se problemi është se KEK-u është një kompani private.
Një person i zhvendosur nga Ferizaj Milan Janjiq tha s se situata është shumë e vështirë, duke pasur parasysh se për gati një javë janë në errësirë, dhe në qendrat dhe ka mbi njëzet fëmijë.
Ata ende nuk kanë ndonjë informacion nëse do të bëhet së shpejti diçka për këtë çështje dhe Janjiq thekson se rryma i është çkyqur pa ndonjë paralajmërim.
Ai shtoi se nuk e di shumën e saktë të përgjithshme të borxhit vetëm e di se borxhi për qendrën “Junior” ku është i vendosur me familje është rreth 26 euro dhe bëhet fjalë për faturën e 10 vitet të fundit.
Janjiq thekson se ata e paguajnë energjinë elektrike. Numri më i madh i personave të zhvendosur nga Ferizaji dhe Prizreni jetojnë në katër qendrat kolektive në Brezovicë.
Në tetor pritet të përfundojë ndërtimi i objekteve për persona të zhvendosur në qendrat kolektive në Brezovicë.
Komuna e Shtërpcës ka dhuruar tokën, qeveria norvegjeze ka dhuruar para, kurse projekti do të impelementohet nga Këshilli Danez për Refugjatë.