Vendimi i Rusisë për t’ua njohur pavarësinë dy rajoneve lindore të Ukrainës ka nxitur reagimin e gjithë botës. Ka reaguar SHBA-ja, shtetet e BE-së e institucione të sigurisë, gjithashtu edhe NATO. Janë vendosur edhe sanksione
Megjithatë qëndrimi i Kenisë në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara ka marrë vëmendje të madhe, për shkak të fakteve të listuara dhe përmbajtjes së fjalimit nga Përfaqësuesi i tyre në OKB.
“Kenia bën një deklaratë të fortë për të kundërshtuar cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës në takimin urgjent të Këshillit të Sigurimit të mbajtur në orën 21:00, më 21 shkurt. Shiheni deklaratën e plotë të dorëzuar më poshtë”, thuhet në njoftimin e Përfaqësisë së Përhershme të Kenisë në OKB.
Në këtë qëndrim zyrtar të Kenisë potencohet fakti se përpjekjet për diplomaci kanë dështuar, derisa konsiderojnë se ndërhyrja e Rusisë në dy zonat lindore të Ukrainës është shkelje e integritetit territorial të Ukrainës.
Përfaqësuesi i Kenisë ka thënë se në vend të shikimit mbrapa në histori, si nostalgjik të rrezikshëm, kanë zgjedhur të ecin përpara.
Ndër të tjera në qëndrimin e publikuar, thuhet se Kenia, sikurse shumica e shteteve të tjera të Afrikës, nuk i ka vendosur kufijtë vetë, por se ata janë vendosur nga Parisi, Londra e Lisbona. Derisa shtojnë se pavarësisht se ata kufij nuk i kënaqin, kanë vendosur t’i respektojnë për hir të paqes dhe për shkak të karakterit të Kombet e Bashkuara.
Kjo pasi Vladmir Putin në fjalimin e tij teksa njeh pavarësinë e dy rajoneve lindore të Ukrainës, flet me pretendime historike se si Ukraina ka qenë e Rusisë dhe se kanë lidhje të vjetra, prandaj synon pushtimin.
Kenya makes strong statement opposing the undermining of the sovereignty & territorial integrity of #Ukraine during the emergency meeting of the #SecurityCouncil at 9pm on 21st February. See full statement delivered below 👇🏿 pic.twitter.com/3S36UNW7OE
— Permanent Mission of Kenya to the UN 🇰🇪 🇺🇳 (@KenyaMissionUN) February 22, 2022