Qentë endacak vazhdojnë të mbeten rrezik për qytetarët, ndërsa ende nuk është bërë ndonjë zgjidhje për këtë.
Në fotografi shihet se afër fakultetit teknik në Prishtinë janë parë duke u endur disa qenë.
Dje një fëmijë pësoi nga qentë në lagjen “Kalabria” në Prishtinë. Katërvjeçari mori lëndime të rënda dhe tani po trajtohet në spital.