Një nxënës i klasës së pestë të shkollës “Ismail Qemaili” në Prishtinë është sulmuar pak minuta më parë nga qentë endacak.
Një lexues i Gazetës Express ka bërë të ditur se e ka lajmëruar menjëherë emergjencën që pastaj ka dalë në vend të ngjarjes.
Fëmija sipas këtij dëshmitari ka vazhduar për trajtim në emergjencë.
Kujtojmë se ditët e fundit janë shtuar rastet e sulmeve nga qentë endacak, sidomos në kryeqytet.