Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Qerim Fazliun anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komuniteteve tjera.
Në seancën e sotme Qerim Fazliu ka arritur të marr 70 vota pro. Në votim ishin 10 vota të pavlefshme, nga gjithsej 90 deputetë sa kanë votuar.
Fazliu do të ketë një mandat 5 vjeçar si anëtar i KGJK-së, nga komuniteti jo shumicë.