Qeriqi i tregon Qeverisë si të sigurojë mjetet për pensionet e veteranëve

Prishtinë | 09 Sht 2016 | 22:42 | Nga

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka thënë se paralajmërimet e fundit të Qeverisë së Kosovës se duhet të diskutohet për ndryshimet rreth pensioneve të veteranëve të UÇK-së do të sjellin situata të pakëndëshme.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, ai ka thënë se Qeveria t’ua ulë pagat e majme drejtorëve të bordeve e agjencive që marrin deri në 5 mijë euro, për t’ua rritur pensionet veteranëve të UÇK-së.

“Në këtë drejtim nuk do të diskutojmë fare me ta, dhe nuk do të pranojmë asnjë diskutim që dëmton interesat dhe të drejtat e veteranëve”.

“Qeveria le të diskutojë me drejtor bordesh e agjencishë të ndryshme të cilët marrin deri në 4 mijë, 5 mijë euro dhe të merr vendime për uljen e pagave të tyre. Po ashtu let të diskutojë me përfaqësuesit e institucioneve që t’ua ulë meditjet dhe të bëjë shkurtime në dreka, darka e udhëtime të panevojshme”, ka thënë Qeriqi.

“Në vend se të mendojnë për një pension më të dinjitetshëm për këtë kategori, ata planifikojnë uljen e pensioneve se po ju duken që u bënë qirak veteranët me 170 euro”, ka theksuar Qeriqi.

Ai ka potencuar se janë të vendosur dhe të paluhatshëm në qendrimet e tyre dhe me asnjë çmim nuk do të terhiqen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme