Përderisa po vazhdojnë punimet për rrëzimin e murit në veri të Mitrovicës, situata e sigurisë është shumë e qetë.
Drejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë për Insajderin se deri më tash aspekti i sigurisë është në nivel.
“Nga aspekti i sigurisë çdo gjë është në rregull”, ka thënë Hoti për Insajderin.
Pak më herët kanë nisur punimet për rrënimin e murit në veri, i cili ishte temë diskutimi mes Kosovës dhe Serbisë, e deri në Bruksel.
Marrëveshja për heqjen e murit dhe ristrukturimin e tij është arritur para dy ditësh mes autoriteteve komunale në veri, Qeverisë dhe bashkësisë ndërkombëtare.