Partnerët e koalicionit PAN janë në fazën e konsultimeve me partnerët e mundshëm jo për krijimin e numrave për të cilët po spekulohet skajshëm, por për krijimin e një baze më të gjerë politike qeverisëse e që rezultati i këtyre konsultimeve do të dihet menjëherë pasi Ramush Haradinaj edhe zyrtarisht ta marrë mandatin për krijimin e Qeverisë.
Kështu thuhet në komunikatën e lëshuar nga anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, e cila konfirmon bisedimet të cilat janë duke u zhvilluar në këtë drejtim.
E mandatin për krijimin e Qeverisë Haradinaj pritet që ta marrë brenda kësaj jave, ashtu siç është deklaruar deri më tani.
Ky opsion po shihet i mundshëm edhe nga disa përfaqësues të tjerë politikë.
Sipas tyre, me anë të kësaj Qeverie do të zgjidheshin shumë çështje të cilat gjatë qeverisjes së kaluar mbetën të pazgjidhura, siç janë Demarkacioni, liberalizimi i vizave, krijimi i ushtrisë, etj.